Frikë nga provokimet ukrainase, Rusia ndërpret funksionimin e termocentralit bërthamor në Zaporizhia

Termocentralit bërthamor i Zaporizhis në Ukrainë ka ndërprerë funksionimin , pasi autoritetet ruse i frikësoheb “provokimeve” nga forcat ukrainase, njofton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar guvernatorin e emëruar nga Rusia për këtë krahinë ukrainase.

“Reaktorët bërthamorë janë ndalur përkohësisht”, citohet të ketë thënë Yevgeny Balitsky, sipas TASS. Rusia zaptoi objektet e energjisë bërthamore gjatë ditëve të para të pushtimit të saj në Ukrainë në shkurt të 2022-it.

Ushtria ukrainase pritet të nisë së shpejti kundërofensivën e saj të shumëpritur për të rimarrë territorin ukrainas. Potencialisht, në mesin e këtyre territoreve është Zaporizhia, nga ku rusët ditët e fundit kanë evakuuar banorët e komuniteteve afër vijës së frontit.

Vlerësohet se 3,000 njerëz, duke përfshirë 1,000 fëmijë, janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha së fundmi se të gjashtë reaktorët në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë janë tashmë në një gjendje “të ftohtë”, që do të thotë se ata nuk po prodhojnë energji elektrike, por janë ende të ngarkuar me materiale bërthamore. .

Grossi paralajmëroi të shtunën se situata rreth asaj njësie është “potencialisht e rrezikshme”. IAEA ka lëshuar më parë paralajmërime për sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhia, pasi bombardimet kanë ndërprerë përkohësisht energjinë atij./albeu.com/