E dashura e re e Majkut është shtatzënë?
Pëlqej
Muajin e kaluar, bënë xhiron e rrjetit disa foto ku Majk dhe e dashura e tij e re, Melita Nushi shiheshin duke dalë nga një klinikë gjinekologjike. Menjëherë nisën thashethemet se Melita është shtatzënë dhe Majk do bëhet baba për herë të dytë.

Dyshja nuk reaguan lidhur me këto lajme, por lidhjen në një farë mënyre e konfirmuan duke publikuar në profilet e tyre respektive në Instagram, foto nga shtëpia e Majk. Ndërsa çështja e shtatzënisë kishte mbetur ende enigmë.

Media ka kontaktuar Majkun dhe e ka pyetur nëse është e vërtetë që Melita është shtatzënë, por reperi është nervozuar dhe ka kërkuar të mos përzihen në jetën e tij private.

"Po çfarë të vërteta, edhe nuk ju intereson as juve as askujt", është shprehur reperi. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori