E dashura e Mozzik nxjerr xhelozinë, kërcënon vajzën ruse
Ai dhe e dashura e tij Loredana Zefi ka kohë që janë në lidhje dhe cdo ditë e më shumë po e shprehin dashurinë e tyre në forma të ndryshme.

Ama jo vec dashurinë, pasi ata janë edhe xhelozë që të dy.

Sigurisht për Mozzik e dinim se na e tha me këngë, por për Loredanën tani e morëm vesh.

Në llogarinë e tij në Instagram, vëllai i Mozzik, Getinjo postoi një video ku një fanse nga Moska kishte bërë tatuazh emrin e tij në qafë.

“Zëri na ka shkuar deri në Moscoë (Moskë).” shkruan Getinjo.

Mes komenteve të shumta ra në sy edhe ai i Loredanës:

“Shyqyr që s’e paska shkruar Mozzik se tej Moskës kisha shkuar për t’ia hequr me lazer!!” /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori