Adele vazhdon të humb kilogramë, këngëtarja nuk njihet më (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Adele, i ka habitur të gjithë me një fotografi që e publikoi të martën në Tëitter. Në shkurt u raportua se ajo i ka humbur mbi 40 kilogramë dhe kjo vërehej qartazi në fotografinë e publikuar.

Autorja e hitit “Hello” ishte duke e festuar ditëlindjen e vet të 32-të kur u shfaq në një fustan të zi, i cili ia vinte në pah linjat e reja të trupit.

“Faleminderit për dashurinë për ditëlindje. Shpresoj se të gjithë jeni duke qëndruar të sigurt dhe të shëndoshë gjatë kësaj kohe të çmendur”, shkroi ajo në përshkrimin e bashkëngjitur me fotografinë e publikuar.

Këngëtarja e njohur vërehej se kishte humbur peshë edhe në tetor të vitit të kaluar, kur i ishin publikuar disa fotografi në festën e ditëlindjes së mikut të saj, Drake.


Shtuar 6.05.2020 07:45