E bukura e Shqipërisë merr vendimin e madh (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mark Zuckerberg duhet të ndihet i lumtur. Kur shumë përdorues po e braktisin Facbook, një nga gratë më të bukura shqiptare i bashkohet kësaj faqeje gjigante.

Edhe pse ka një faqe aktive në Instagram, ish-Miss Albania i është bashkuar Facebook. Është faqja e parë, edhe pse kemi parë disa të tilla me emrin e saj dhe e vetmja.

Valbona Selimllari tani e gjeni në Facebook. Ka një faqe zyrtare, ku ka hedhur disa foto dhe një intervistë, por është e sigurt që parashikon ta përdorë më shumë.

Pak ditë më parë ajo lajmëronte projekte të reja me një foto në Instagram, në atë kohë i vetmi kanal zyrtar komunikimi i Selimllarit me publikun dhe kjo llogari në FB tregon që Miss-i planifikon të jetë më afër publikut, ndoshta pikërisht për të promovuar projektet e saj shkruan class.

Pak kohë më parë është folur për rikthimin e saj në ekran me një program social, të ngjashëm me “Nga e para”, që Valbona nuk e ka mohuar…

Gjithsesi, të rejat prej saj tashmë nuk ka rrezik t’i humbisni. E keni në Ig dhe Fb.
Shtuar më 23/02/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori