E bukura e Shqipërisë, fansat zhgënjehen nga Adrola Dushi (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e "Kënga Magjike 2019".

Ardit Gjebrea këtë vit kishte zgjedhur të prezantonte bashkë me Adrola Dushin, padyshim një prej vajzave më të bukura shqiptare.

Modelja Adrola Dushi e cila na ka përfaqësuar denjësisht në Miss Unverse 2012 duket se nuk u përshtat shumë mirë me prezantimin e një festivali të këtyre përmasave.

Modelja pati disa herë momente pasigurie dhe kjo fatkeqësisht u reflektua shumë qartë te publiku.

Rrjeti u mbush me komente ku të gjithë janë dakort se modelja shkëlqen në profesionin e saj por për shkak të emocioneve ose jo këtë herë ajo nuk arriti t'ja dalë me sukses./albeu.com


Shtuar më 05/12/2019, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori