Vrau të atin në Mallakastër, zbardhet dëshmia e djalit: Babai më tha gjej punë, unë e “hoqa qafe”

Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi shkakun e krimit në familje, ku i biri vrua të atin në Mallakastër, mbrëmjen e 25 gushtit.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin.

I ati, i ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë dhe të mos rrijë kot.

“Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet t’i ketë thënë ai, raporton abcnews.al.

Mësohet se në debat e sipër midis babait dhe djalit, Mariglen fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përtokë.

Gjithashtu mësohet se autori nuk është mjaftuar me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e ka goditur dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend.

Kujtojmë se Marigleni nuk ka shfaqur pendesë për ngjarjen e rëndë, teksa ndodhej para efektivëve të policisë./albeu.com/