“Kundër poshtërimit tonë nga qeveria”, shqiptarët protestë në Britani

Një protestë do të mbahet më 12 nëntor në Angli. Me anë të një posimi në rrjetet sociale, shqiptarët që jetojnë në Angli kanë bërë thirrje që të dalin në protestë.

Vendi ku shqiptarët do të mblidhen është “Westminister Bridge” në orën 10:30. Protesta do të mbahet kundër poshtërimit që po u bëhet shqiptarëve në Angli.

“Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani. Ftojmë të gjithë shqioptarët të marrin pjesë,” thuhet në njoftim.

Emigrantët shqiptarë janë tema kryesore e mediave britanike ditët e fundit, gjë që ka sjellë dhe një përplasje të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman. Suella Braverman tha vetëm pak ditë më parë se shqiptarët po sillnin kriminalitet në Britani dhe se duheshin larguar sa më shpejt nga vendi. Ndërsa Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë. Ai i bëri thirrje që të ndalojë ‘diskriminimin’ ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani.

Shqiptarët protestë në Britani: Merrni pjesë më 12

Broshura e protestes