Masakruan Artan Lleshin brenda shtëpisë së barit në Britani, dënohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me burgim të përjeshtëm

Radian Lika dhe Brikel Palaj

Drejtësia britanikë ka caktuar sot dënimin për katër shqiptarët që vranë 32-vjeçarin shqiptar, Aranit Lleshi në Bristol të Londrës rreth një vit më parë.

Aranit Lleshi u vra me thikë pas një përleshjeje që pati me katër autorët më 24 maj të vitit të kaluar. Shkak i konfliktit të përgjakshmë ishin pazaret e drogës për një “shtëpi bari” në Londër.

Për rrjedhojë gjykata britanike dënoi sot katër autorët që morën pjesë në vrasjen e Lleshit, njëri me burgim të përjetshëm, me minimum 20 vjet në qeli, dhe tre të tjerët me 20 vite, 5 vite dhe 18 muaj.

• Brikel Palaj, 33 vjeç, i dënuar për vrasje, me të paktën 20 vjet burg
• Radian Lika, 36 vjeç, i dënuar për vrasje, burgim i përjetshëm me minimum 20 vjet
• Nikola Palaj, 29 vjeç, dënuar për vrasje nga pakujdesia, pesë vjet
• Kastriot Mhillaj, 35 vjeç, i denuar me 18 javë

/albeu.com/