E bija e Trump e mbyllur në shtëpi, Ivanka publikon fotot e rralla (FOTO LAJM)

Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zbuluar se këtë të martë do të qëndrojë në shtëpi së bashku me 3 fëmijët e saj.

Përmes një postimi në profilin e “Instagram”-it, Ivanka Trump, ka treguar edhe se si e ka organizuar kohën e të bëjë diçka ndryshe me ta, edhe pse janë brenda.

Ivanka ka publikuar dy foto, ku në të parën shfaqet me dy fëmijët teksa po luajnë në një tendë të ngritur në një dhomë. Ndërsa në foton tjetër shfaqet fëmija tjetër i saj, teksa ushqehet.

Ndërkohë krahas këtyre pozave të rralla, Ivanka u tregon nënave të tjera që në këto ditë që duhet të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të koronavirusit, të bëjnë diçka ndryshe me ta.

Ajo u zbulon se si të krijojnë një tendë në një dhomë e të përgatisin një piknik. Gjithashtu vajza e Donald Trump këshillon nënat që të përgatisin menunë, e se ky është një aktivitet i provuar dhe i vërtetë që do të bashkojë familjen tuaj në një vakt.
Shtuar më 17/03/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori