E bëri sërish, Tayna tërheq vëmendjen e Tyga (FOTO LAJM)

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Tayna ka publikuar projektin më të fundit muzikor.

Kënga mban titullin “Qe Qe”, që sjell reperen shqiptare me një stil si latine, krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.

Për klipin, në të cilin shfaqet e kuruar deri në detaj, reperja është frymëzuar nga telenovela e famshme “Pasionet e fshehta”, gjë të cilën e ka theksuar edhe më herët me disa postime në rrjete sociale

Kënga është punuar nga Cricket me muzikë dhe melodi nga Tayna dhe Muma, teksa fabula e klipit lidhet me tri motrat dhe tre vëllezërit, ndërsa në disa skena Tayna shfaqet edhe në rolin e këngëtare së serialit, Rosarios.

Po ashtu, kënga fillon me disa vargje në spanjisht, teksa 23-vjeçarja duket në top formë, si zakonisht.

E ndërkohë që “Qe qe” është pritur mjaft mirë nga publiku, Tayna ka tërhequr vëmendjen e yllit botëror Tyga. Ky i fundit ka pëlqyer një postim të fundit të Tayëns, nëpërmjet së cilit paralajmëroi këngën e re.

Nuk është hera e parë që Tyga bën një veprim të tillë, sepse e ndjek reperen shqiptare në Instagram, madje duke qenë se Tayna firmosi kontratë me kompaninë “Sony Music” të shumtë janë fansat që po presin një bashkëpunim mes tyre.

Për më tepër, në një artikull të para disa javëve, Daily Mail e ngatërroi Taynën me një tjetër vajzë, e cila shfaqej në krah të Tygas.

Shtuar më 21/08/2020, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori