Tayna është më shumë se gati për sukses ndërkombëtar! Para pak orësh, këngëtarja njoftoi bashkëpunimin i radhës, me gjigandin e kompanive
diskografike,
Sony Music në Gjermani.
"Jam shumë e lumtur që arrita një marrëveshje për të punuar me
Sony Music! Pas diskutimeve shumë intensive, kemi vendosur që hapin e madh të radhës, ta bëjmë bashkë. Prandaj, unë do vijoj të zhvillohem artistikisht për t'u përqëndruar 100% tek muzika!"- shkruan Tayna.
Një lajm i tillë është padyshim arritje e madhe për reperen,e cila me siguri do të dallojë edhe më shumë për stilin e saj muzikor, tani që do të jetë nën menaxhimin e shtëpie gjigande
diskografike siç është
Sony Music. Kjo kompani renditet e dyta (pas Universal
Music) për rëndësinë e saj nga top 3 shtëpitë
diskografike më të suksesshme në botë dhe duket që Tayna-n e pret një rrugëtim i gjatë para.
Këngëtarja, nuk është e para shqiptare që arrin të realizojë një bashkëpunim të tillë. Kujtojmë që Era Istrefi në 2016-ën nënshkroi kontratin me
Sony Music.
Shtuar më 09/07/2020,
ora 18:32