E akuzuan se u martua për lek, Adelina Tahiri bën gjestin e bukur
Pëlqej
Adelina Tahiri po i kalon ditët e fundit të shtatzënisë në mënyrë të shkëlqyer.

Ajo prej ditësh ka udhëtuar, ndërkohë që është duke pritur një djalë.

Këngëtarja e shumë komentuar për martesën me avokatin maqedonas, Adelina Tahiri është në muajin e 9 të shtatzënisë dhe pak ditë para lindjes, ka organizuar festën "Baby shower".

Festa po mbahet në Maqedoni ku Adelina ka mbledhur të afërmit e miqtë në një ambient të dekoruar bardhë e blu. Edhe kodi veshjes është i bardhë siç shihet në fotot e publikuara nga "Prive".

Në këtë festë është zbuluar se Adelina do t'i vendosë djalit emrin shqiptar Jon, duke u mbyllur gojën të gjithëve ata që e kritikuan për martesën me maqedonasin. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2018, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori