Dy serra marijuane dhe një në ndërtim, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Karabinierët kanë arrestuar dy të rinj shqiptarë, 26 dhe 27 vjeç, për kultivim dhe trafikim marijuane si dhe vjedhje energjia. Dy të rinjtë posedonin dy serra për kultivimin e lëndës narkotike dhe një tjetër e kishin në ndërtim e sipër. Serrat ndodheshin midis Bucchianico dhe Casalincontrada, brenda një kasolle të braktisur.

Policia gjithashtu  sekuestroi 91 bimë me lartësi nga 50 deri në 60 centimetra, 100 bimë më të vogla dhe materiale të përdorura për kultivim, si llamba, ventilatorë dhe transformatorë.

Për të furnizuar serën ishte bërë një lidhje abuzive me rrjetin elektrik. Karabinierët sekuestruan edhe 120 gramë marijuanë./albeu.com