E akuzuan se ishte në lidhje me menaxherin e saj, reagon reperja shqiptare (FOTO LAJM)

Së fundmi, u përhap menjëherë lajmi se reperja Melinda Ademi, ishte në një lidhje dashurie. U përfol se ajo ishte në një romancë me menaxherin e saj aktual, Faton Aliu.

Sipas disa mediave ata janë parë gjithmonë bashkë në koncerte dhe çdo event tjetër dhe thuhet se nuk kanë aspak dëshirë që lidhja e tyre të bëhet publike.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Melinda, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory, ka zbuluar se si qëndron e vërteta.

“ǒdreqin nuk shkon me njerëzit. S’rri dot me dikë pa menduar të tjerët se jam martuar me të. Mbylleni gojën”, shprehet Melinda në videon e publikuar në rrjetin social.

Në këtë mënyrë, ajo ka dashur që të tregojë se nuk është në një marrëdhënie me menaxherin e saj.
Shtuar më 02/08/2019, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori