Kërcënoi drejtorin e spitalit të Bulqizës, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Bulqizës ka arrestuar një të ri pasi ky i fundit ka kërcënuar drejtorin e spitalit të Bulqizës.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G. V., 31 vjeç pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç.

Njoftim policie

Dibër – Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës./albeu.com


Shtuar 4.11.2022 10:04