Rusët vrasin kolonelin ukrainas, njihej si “Ujku Gri”

Koloneli ukrainas Oleksandr Oksanchenko, i konsideruar si piloti më i mirë i Ukrainës, është vrarë nga rusët në një betejë në ajër gjatë natës së të premtës së javës së shkuar.

Presidenti Volodymyr Zelensky i dha atij pas vdekjes titullin Hero i Ukrainës, njoftoi komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.

Sipas ukrainasve Oksanchenko vdiq në betejë, duke sulmuar avionët e armikut.

 

Sipas kanalit Telegram Operational APU Oksanchenko kishte më shumë se dy mijë orë fluturimi dhe performancë të përsosur të elementeve më të vështira të drejtimit të avionit gjuajtës.

Lajmi i hidhur konfirmohet nga faqja European Airshoës në Facebook, ku shkruante;

Kemi marrë një lajm jashtëzakonisht tronditës dhe të trishtuar nga Ukraina këtë mëngjes: Kolonel Oleksandr Oksanchenko, ka humbur jetën të premten mbrëma kur avioni i tij u rrëzua mbi Kiev nga mbrojtja ajrore ruse.

Oksanchenko njiheje dhe si “Ujku Gri” i forcave ajrore të Ukrainës.


Shtuar 1.03.2022 12:21