Dy vite pa bashkëshortin, këngëtarja emocionon me fjalët
Këngëtarja e njohur Irma Libohova rreth 2 vite ma parë humbi njeriun më të shtrenjtë bashkëshortin e saj Besnikun.

Ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, por la pas familjen dhe një kontribut të konsiderueshëm në art.

E pikëlluar Irma e gjeti forcën të këndonte sërish pasi siç tha kohë më parë Besniku ashtu do të donte edhe pse mallin dhe trishtimin nuk e mbulon askush.

E thirrur së fundmi në emisionin ‘Prive’ Irma e prekur kujton sërish bashkëshortin e saj duke u shprehur:

“As vetë se paskam ditur që paskam qenë kaq e fortë. E dinim atë fjalën “çfarë si ra njeriut e se priti, i ra gurit edhe…” është një fjalë që e thonë… mirëpo.. thashë jeta vazhdon dhe gjithsecili dhimbjen e ka këtu [në zemër], e ka për vete dhe nuk kam dëshirë në asnjë moment të jetës sime të përcjell momente dhimbjeje, të qahem, të ankohem, domethënë se kam në natyrë këtë, kështu që mendoj që gjithmonë të eci përpra me qasje pozitive dhe besoj që në përballje me njerëzit, në festa të mëdha kurrë njerëzve nuk ke pse t’u tregosh, t’u thuash unë kam këtë hall.

Ata kanë ardhur për t’u gëzuar, ti je pjesë e atyre në ato orë dhe gëzon bashkë me ta. Bëhesh si fëmijë, bëhesh si i rritur, bëhesh si gjithçka… bëhesh pjesë e festës së atyre, përfshihesh, krijon atë alkiminë me të gjithë njerëzit. Ky është talent, kjo është dëshirë, kjo është meritë, kjo është eksperiencë’.
Shtuar më 03/02/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori