Dy vite më pas, Enca tregon shkakun e vërtetë pse u zu me Noizyn
Pëlqej
Kanë kaluar gati 2 vjet që nga sherri i Noizyt dhe Encës, një prej sherreve më të bujshme të showbizit që ndodhi krejt papritur e që habiti mbarë publikun duke qenë se dyshja njihej për një miqësi të mirë.

Ndonëse kanë kaluar 2 vite, Enca dhe Noizy vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin e madje shpeshherë i kanë bërë edhe disse. Mjafton të kujtojmë herën e fundit kur Noizy e krahasoi Encën me lopën pasi ajo publikoi videoklipin e ri.

Megjithatë e ftuar në emisionin "NIN" në Klan Kosova, Enca ka treguar për herë të parë arsyen e vërtetë pse bëri sherr dhe pasi shfaqet pyetja për reperin, ajo përgjigjet: "Mashkulli ka shumë ego dhe meshkujt në përgjithësi nuk do donin të ishin me një femër që fiton më shumë se ai”.
Shtuar më 09/11/2018, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori