Mourinho në kontakte me Lacazette

Roma shfaq interes për sulmuesin francez të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Sulmuesit i skadon kontrata me Arsenalin dhe do të dëshironte një rikthim te Lyon, por duket se ditët e fundit para tij është shfaqur Roma. Për të bindur lojtarin, raportohet se ka patur një komunikim jozyrtar midis Jose Mourinho dhe francezit.

Portugezi i ka komunikuar planet e tij, projektin e Romës dhe disa detaje mbi rolin që ai do të ketë te klubi italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.03.2022 18:00