Dy eleminime në Big Brother
Joana - Big Brother Albania
Jo një, por dy banorë janë larguar nga shtëpia e Big Brother këtë fundjavë. Pas një vendimi surprizë nga Vëllai i Madh dhe me shumicë votash nga publiku, Edberi dhe Joana kanë humbur shansin për të fituar çmimin e madh vetëm 3 javë përpara finales.

"Isha 70% ajo çka jam jashtë dhe 30% kam qenë duke bërë lojën. Kam provokuar në situata të ndryshme dhe kjo ishte strategjia ime. E prisja daljen time sepse isha në nominim me Anaidin dhe unë e kam konsideruar atë si konkurrent të fortë në shtëpi. Me Anaidin jemi në një lidhje që besoj se do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë. Cdo gjë aty brenda nuk ishte për spektakël, por ishte e vërtetë", u shpreh Joana.

"Ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer për mua dhe ndihem shumë krenar që kam marrë pjesë në një spektakël të tillë", theksoi Edberi.

Gjatë spektaklit të së shtunës, pak përpara largimit, publiku ka parë anën më të bute të Joanës, kur ajo ka takuar vëllain e saj me të cilin ka një marrëdhënie të veçantë.

Ndërkaq, një ekografi në një zarf të kuq ka shkaktuar tension në shtëpi, por më pas është zbuluar se nuk ishte e asnjërës prej banoreve, por ishte një surprizë për Riken nga mikja e saj më e mirë.

Ndryshe nga java e kaluar, ku banorët kanë patur një buxhet mjaft të reduktuar, prova e kësaj jave, përveç humorit, ka sjellë për banorët një buxhet më të plotë.

Eldora, Vigani, Iliri, Rike dhe Anaidi janë konkurrentët e nominuar, të cilët në javën në vijim rrezikojnë largimin. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori