Dy aktorët turq në garë të fortë mes tyre, Xhesuri apo Ertugruli?!
Nëse do të pyesnim fansat se cilin prej aktorëve do të preferonin sigurisht që zgjedhja do të ishte e vështirë! Por kur vjen fjala për një projekt të ri kinematografik njëri prej tyre do të zgjidhet!Në këtë dilemë ka rënë edhe ekipi i produksionit të një filmi të ri në Turqi, që është i detyruar të vendosë për njërin prej tyre.

Kivanc njihet prej vitesh në Shqipëri, së fundmi edhe për rolin e Xhesurit në serialin “Xhesuri dhe e bukura”, ndërsa Engin është heroi i serialit “Ertugrul”. Filmi “Largimi nga Teherani” do të bazohet në historinë e vërtetë dhe në librin që flet për largimin e 215 punonjësve japonezë nga Teherani në vitin 1985, në kohën e luftës Irak-Iran.

215 japonezët, shumica e të cilëve diplomatë, u shpëtuan nga turqit me urdhër të kryeministrit Turgut Ozal në kohën që kryeqyteti i Iranit pritej të bombardohej dhe të huajt ishin urdhëruar të linin vendin. Media turke raporton se roli i ambasadorit turk në Iran pritet t’i besohet Haluk Bilginerit, i njohur për rolin e Kenanit në serialin “Ezel, ndërsa për rolin e togerit Mesut, që pati rol kryesor në operacion, ekipi i produksionit do të duhet të zgjedhë njërin mes Tatliug dhe Duzyatan. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori