Duket yll, Fjoralba surprizon me ndryshimin në look (FOTO LAJM)

Vapa iku me gushtin e po ashtu ikën edhe gërshetat shumëngjyrësh, aq në modë për ditët e nxehta.

Vjeshta ka ardhur me ndryshime dhe vajza të njohura të shoëbiz-it s’kanë ngurruar të luajnë me look-un e tyre.

Kësaj here, vëmendjen e ka tërhequr moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka ndarë në InstaStory një foto me pamjen e re.

Ajo ka bërë baluke që duhet ta pranojmë se i shkojnë shumë!

Nuk është hera e parë që shohim trendin e balukeve për këtë vjeshtë, ndaj jemi të bindur se vajzat do të fiksohen shpejt pas këtij look-u.


Shtuar më 04/11/2020, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori