Dukesha Kate fotografon princeshën Charlotte për dy vjetorin e saj (FOTO LAJM)

Prindërit e saj e kanë përshkruar atë si një 'gëzim nga qielli' dhe në prag të ditëlindjes së saj të dytë, Dukesha e Kembrixhit ka shpërndarë fotografi të engjëllit të saj të vogël.

Familja mbretërore ndodhet në shtëpinë e tyre në Norfolk, ku pritet të kalojë ditëlindjen e saj, Charlotte, e cila do të mbushë 2 vjeç të martën.

Flokët e vogëlushes të rritura shumë që nga hera e fundit që u fotografua ishin mbledhur me një kapëse me fjongo blu dhe duket sikur dukesha i ka thënë vogëlushes që të buzëqeshë ëmbël, teksa ajo i bën foto.

Charlotte, e njohur për dashurinë e saj për kafshët, është fotografuar në hambarin e sallës, pasi para saj duket një grumbull i madh bari.

Fotografia e shpërndarë në orët e para të së hënës në mediat sociale pati komente të shumta, dhe pas saj Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dolën me një mesazh falenderimi, transmeton Albeu.com.

Duket se po bëhet traditë në familjen e Kembrixhit, që dukesha të bëjë vetë fotografitë, pasi edhe më parë ajo ka fotografuar vetë vajzën dhe vogëlushin George.

Ndërsa në dy vjetorin e princit George fotot u bënë nga një fotograf mjaft i njohur italian, Mario Testino.

Por fotot që shënojnë ditën e madhe të Charlotte nuk ndryshojnë shumë nga ato të dy vjetorit të babait të saj.

Në imazhet bardhë e zi që mund t'i shihni në galerinë e mësipërme Princi William shihet duke luajtur futboll në kopshtin e shtëpisë së tij të fëmijërisë në Kensington Palace me prindërit Princin Çarls dhe Princeshën Diana, përcjell Albeu.com.

Festimet e ditëlindjes së princeshës Charlotte parashikohen që të përfshijnë vetëm një festë të vogël familjare të organizuar nga prindërit e saj.

Por Princi Charles do të mungojë në ditëlindjen e mbesës së tij, pasi gjendet në një vizitë zyrtare në Skoci.

Nuk dihet ende nëse festa është organizuar me ëmbëlsira dhe në një ambient të bukur, apo duke patur parasysh dashurinë e princeshës së vogël për kafshët, ajo mund të preferonte një festë në natyrën e egër, si psh në një kopësht zoologjik.

Dy vitet e para të Charlotës kanë qenë mjaft private duke e larguar atë nga Londra në shtëpinë në Norfolk për të kaluar vite të qeta. /albeu.com/



Shtuar më 01/05/2017, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori