Dukesha e Kembrixhit e aftë në shumë sporte (FOTO-LAJM)

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, bashkëshorti i saj princi William dhe kunati Harry, në cilësinë e ambasadorëve të lojërave olimpike, vizituan të premten kolegjin Bacon, për të përuruar një program për fëmijë e të rinj aspirantë për t’u bërë trajnerë në sporte të ndryshme.

Kate me veshje sportive, u duk në formë të shkëlqyer teksa tregoi aftësitë e saj në shumësportesh, duke e nisur me ping-pongun, duke vazhduar më pas me xhudon e karatenë. Kate, William dhe Harry u ndalën më pas tek futbolli dhe të rrethuar nga një grup fëmijësh u shkëmbyen eksperiancat dhe aftësitë e përbashkëta në këtë sport, ndërsa William përfitoi nga rasti të shkelmojë disa herë topin. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2012, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori