Dukesha e Cambridge feston ditëlindjen
Kate Middleton, dukesha e Cambridge, sot kremton ditëlindjen e saj të 36-të.

E lindur si Catherine Elizabeth Middleton në Berkshire, vajza më e vjetër e ish-pilotit Michael dje ish-stjuardesës Carole, Kate ka motrën më të re Pippa dhe vëllain James, ndërsa fëmijërinë kryesisht e kaloi nëpër internate në Angli.

Kate adhuron koktejet dhe thotë se mund të pi më shumë se William.

Tërë jetën ka qenë sportiste aktive, duke u marrë me not, vrapim, tenis, mundje dhe në universitet ishte anëtare e ekipit të hokejit.

Përveç sportit, Kate adhuron fotografimin dhe kuzhinën. Shumica e fotografive zyrtare të saja dhe fëmijëve të William janë punë e saj dhe kur ka kohë merret me kuzhinë.

Kate është adhuruese e madhe e serisë britanike Downton Abbey, ndërsa ka vizituar edhe aktorët e saj. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori