"Dukesh si plakë", Kejvina i kthehet ndjekësit
Modelja Kejvina Kthella bëri së fundmi një ndryshim të guximshëm në pamje, si asnjëherë tjetër.

Ajo e leu pjesën e përparme të flokëve ngjyrë gri, ndërsa pjesën e pasme vazhdon ta ketë bjonde.

Kejvina publikoi në rrjete sociale disa foto të look-ut të ri dhe mori komplimente të shumta nga miqtë dhe ndjekësit.

Megjithatë jo të gjithë e kanë pëlqyer pamjen e saj të re.

"Tani qenke bërë si plakë", i ka shkruar një ndër ndjekësit. Kejvina nuk ia ka kursyer një përgjigje epike dhe ka replikuar: "Plaka e ëndrrave tua!"

Shtuar më 07/06/2020, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori