Duke e tundur mbi tavolinë, Morena zbulon si e priti 27-vjetorin (VIDEO)
Morena Taraku ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të në formën më të mirë të mundshme. Këngëtarja ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet duke luajtur mbi tavolinë me muzikën në sfond.

“Kur Heidi mbush 27 vjeç”, ka shkruar Taraku krah videos duke e krahasuar veten me personazhin e kukullave që shfaqen në televizor.
Morena ka treguar se po i shijon maksimalisht ditët e vetizolimit edhe me anë të llogarisë së saj në ‘Tiktok’. Nuk dihet ende se si e ka festuar këngëtarja ditëlindjen, por fansat me siguri janë në pritje të fotove të Morenës.

Shtuar më 03/04/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori