Dudushi tregon si reagon kur ja ngacmojnë vajzën
Dudushi ka rrëfyer në Thumb sesi i vjen të reagojë për vajzën e tij Joelle e ngacmojnë djemtë.

“Ka qenë njëherë dhe i kam thënë do të ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë. Pastaj i mbushi mendjen tim vëllai që të më thotë mua të mos shkoj, se i vinte turp.

E lamë, por ai nuk e ngacmoi më. Natyrisht, këto janë momente që ufff...”- u shpreh ai dhe me shumë gjasa gjithë baballarët përsërisin pas tij.

“Bisedojmë ne shumë mirë për këto, është një pjesë që unë nuk dua të mungoj tek ajo, nuk dua të mbaj të fshehta nga unë. Dhe këtë ja kam thënë. Ne flasim për të gjitha gjërat me njëri tjetrin.

Deri tani, nuk e di sa më tregon të vërtetën se edhe mund të më gënjëj, por nuk ka asnjë pëlqim që ta ketë vazhduar më tej. Por natyrisht, simpatira më ka shprehur.”- përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori