Dudushi merr bashkëjetuesen si opinioniste, zëvendëson Tiçon (FOTO LAJM)

Në puntatën e djeshme, Dudushi ka marrë bashkëjetuesen si opinioniste në emisionin e tij. Duket se ky sezon vjen me risi, sikundër edhe brënda rrethit familjar.

Edhe në këtë sezon, tradita e “Top Show Magazine” ka vijuar normalisht. Puntata ku drejtuesi Alban Dudushi flet për personazhe të njohur të showbiz-it ka pasur ndryshime. Iva Tiço është larguar dhe vendin e saj e ka zënë Bieta Sulo, njëherësh edhe kryeredaktore e “Top Show”.

“Bluetooth” shkruan se e veçanta është se Bieta ka në të njëjtën kohë edhe statusin e bashkëjetueses së Alban Dudushit. Prej disa vitesh ata janë në një lidhje dashurie, e bërë tashmë publike prej kohësh. Ndonëse Bieta është në krye të stafit të “Top Show”-t për disa sezone me radhë, vetëm sivjet ajo vendosi të shfaqej përpara ekranit, duke ngacmuar personazhet e ftuar në studio. /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2015, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori