Duan të ikin nga pallati mbretëror? Mbretëresha merr masa për Meghan dhe Harryn
Princ Harry dhe Meghan Markle është përfolur se duan që të shkëputen nga Pallati mbretëror dhe për këtë arsye po e ndërtojnë shtëpinë e tyre larg familjes.

Mirëpo, siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Mbretëreshës Elizabeth e cila për të ruajtur Meghan dhe Harryn thuhet se do të rimarr në punë Christopher Geidt, i cili do të rivendoset në postin e Lordit të Përhershëm të Pritjeve dhe detyra e tij kryesore është që të ruaj dhe të ketë një sy tek çifti i famshëm.

“Madhëria e saj e vlerëson këshillën e mençur të Geidt-it. Ky rol i ri i jep atij një status formal përsëri”, ka treguar për mediat e huaja Richard Eden shkruan tmz.

Ndër të tjera mediat e huaja rrëfejnë se duke qenë se Geid është kryetar i Trustit të Komonuelthit Britanik do të mundohet që të punojë ngushtë me Herryn dhe Meghan që ata ta bëjnë sa më mirë punën e tyre si president dhe zv/ presidente.
Shtuar më 25/03/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori