Dua tregon dhuratën e ditëlindjes nga Anwar, vajza: Do ngeleni pa fjalë (FOTO & VIDEO)
Këngëtarja me famë boërore Dua Lipa, sot feston ditëlindjen e saj të 24-t.

Tashmë, në një lidhje zyrtare me Anwar Hadid, ata po kalojnë momente të bukura në praninë e njëri tjetrit.

Dua ka publikuar disa instastori ku ka treguar dhuratat e para të ditëlindjes. Vëmendjen e merr pikërisht dhurata nga Anwar. një diamant që rrëzëllin nën dritën e diellit.

Ende nuk dihet se sa i ka kushtuar kjo blerje modelit, por Dua Lipa është vërtet një vajzë me fat.

Dua ka lindur në 22 gusht të vitit 1995 në Londër, nga prindërit Dukagjin dhe Anesa Lipa.

Karriera e saj muzikore nisi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte këngë cover nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe shumë shpejt lancoi këngën e saj të parë.

Dua tregon dhuratën e ditëlindjes nga Anwar, vajza: Do ju lerë pa fjalë (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 22/08/2019, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori