Dua nuk ndalet, së shpejti me një këngë të re
Dua Lipa ka nisur karrierën duke fituar shumë shpejt pëlqimin e publikut. Këngëtarja e talentuar menjëherë ka depërtuar në treg, dhe tashmë ajo është në “playlisten” e këngëve më të pëlqyera.
Suksesi i Duas ka kaluar përtej oqeanit.

Bukuroshja nga Kosova këto ditë ka lajmëruar se po punon me një projekt të ri dhe që shumë shpejt do të publikohet. Kënga e tretë vjen pas një suksesi të padiskutueshëm të “New Love” dhe “Be the one”. Këtë lajm të mirë Dua e ka bërë të ditur përmes një fotografiepostuar në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një foto në të cilën shihet duke kënduar dhe në të ka shkruar: “Kjo mund të vijë shumë shpejt”.
Dua kohët e fundit është përzgjedhur në mesin 15 këngëtarëve më premtues të vitit nga BBC./Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori