Florian Marku gjen mënyrën për të falenderuar tifozët e tij me anë të një dhurate

Florian Marku padyshim që është sportisti i momentit së bashku me Armando Brojën në Shqipëri.

Marku fitoi me K.O të shtunën mbrëma ku mposhti britanikun Chris në raundin e katërt duke mbrojtur kështu titullin e kampionit. Tashmë boksieri ynë dëshiron të dhurojë dorezat e tij të boksit me firmën e tij sipër tyre. Në një video të publikuar në Tik Tok, ai shpjegon hapat që duhet të ndjekë çdokush për t’u bërë fituesi i këtyre dorezave.

“Përshëndetje të gjithëve ! Si një falenderim për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj meje, unë dua të dhurojë për ju një palë doreza boksi të firmosura nga unë.

Gjithçka që duhet të bëni për të patur mundësinë që të fitoni, duhet të më bëni mua follow, like dhe koment te kjo video. Fat të mbarë dhe faleminderit përsëri për mbështetjen tuaj.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.04.2022 11:06