Dua Lipa me look-un e ri? Një yll (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, numëron plot 34.5 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Ajo është padyshim një ndër artistet më “in” të momentit, e cila ka një influencë të madhe tek të rinjtë në mbarë botën.

Së fundmi, këngëtarja ka ndryshuar look duke prerë baluke dhe tani të gjithë i duam flokët me baluke!

profilin e saj në Instagram, Dua ka ndarë disa poza me pamjen e re, teksa i uron ditëlindjen mikut të saj.

Sytë na mbetën tek këngëtarja, të cilës i shkojnë kaq shumë baluket dhe na fiksoi edhe ne për të ndërruar modelin e flokëve!

Këngëtarja ishte veshur me një xhaketë të gjatë ngjyrë rozë dhe kishte vendosur tualet shumë të lehtë, duke u dukur një copë ylli!

Po ju jeni gati për baluket?

Shtuar më 25/09/2019, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori