Dua Lipa jep mesazhin e rëndësishëm për vajzat shqiptare
Pëlqej
Dua Lipa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në botë.

Ajo ëhstë në kulmet e karrierës së saj, por megjithatë nuk e harron origjinën se nga vjen duke e përmendur shpesh nëpër intervista që është krenare për vendlindjen e saj.

Në një intervistë të dhënë për “Billboard”, kur Dua është pyetur për çmimet "Grammy" ajo zbuloi se fitorja do të përfaqësojë diçka më të madhe se ajo vetë.

“Jam shumë krenare që kam dy kombësi. Përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për 4 vite derisa u shpërngula për në Londër. Kur publikova këngën time të parë, të gjitha klikimet erdhën nga Kosova. Të gjitha. Nëse fitoj, dua ti siguroj vajzave të reja që edhe nëse vjen nga një vend i vogël si Kosova mund të arrish shumë gjëra”, tha Dua. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori