“Urime për të dy palët”, Rama reagon pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter ku përshëndet arritjen e një marrëveshje për njohjen e dokumenteve respektive nga Kosova dhe Serbia, nën bekimin e Bashkimit Europian.

Pak minuta më parë ishte Borrel ai që dha lajmin e rëndësishëm për dy vendet.

Reagimi Ramës:

Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot?/albeu.com

 


Shtuar 27.08.2022 19:36