Dua Lipa elektrizon skenën në finalen e "The Voice" në Amerikë (VIDEO)
Ylli Kosovar me fame botërore, Dua Lipa ishte e ftuar speciale në finalen e spektaklit muzikor “The Voice” në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë event madhështor, Dua interpretoi hitin e fundit "Don’t Start Now", teksa ekeltrizoi skenën me performancën e saj e shoqëruar nga trupa e baletit.

Dua u shfaq e veshur me një bluzë të shkurtër dhe minifund vezullues, veshje të cilën e kombinoi me një palë çizme të gjata, ku duket mahnitëse.

Këngëtarja të premten publikoi projektin e saj të fundit muzikor për këtë vit të titulluar “Future Nostalgia”, projekt ky i cili u prit tejet mirë nga fansat e saj të shumtë në botë.
Shtuar më 18/12/2019, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori