Dua Lipa dhe Ariana Grande shfaqen bashkë
Këngëtarja me prejardhje shqiptare vetëm pak ditë më parë publikoi hitin e ri “IDGAF” për të cilin të gjithë e dimë se për çfarë bën fjalë.

Menjëherë pas tij u konfirmua se 22-vjeçarja që u shndërrua në një yll ndërkombëtar është nominuar në 5 kategori në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Brit Awards 2018” që do të mbahet më 21 shkurt.

Momentalisht ajo po punon e albumin të saj të ri dhe shpeshherë na shfaq momente nga regjistrimet në studio. Vetëm pak orë më parë një foto që ajo ka postuar në Instagram ka ngritur spekulimet për një tjetër hit që këtë mund të vijë si bashkëpunim.

Dua është shfaqur në foto me Ariana Grande duke luajtur me filtrat e Snapchat por nuk dihet se cila ka vizituar kë. Vetëm nga kjo foto aludohet nëse projekti i radhës i Dua-s do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren e madhe e cila ka pak kohë që nuk është aktive në industrinë e muzikës. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori