Droga i mer jetën kunatës së Eminemit (FOTO LAJM)

Për shkak të një mbidoze droge është ndarë nga jeta dy ditë më parë kunata e Eminemit. Vetëm 4 muaj më parë, Dawn Scott foli rreth betejës së saj me drogën, në një intervistë të dhënë për "Radar", në të cilën tregoi gjithashtu se Eminemi dhe Kimi nuk po e ndihmonin aspak nga ana monetare.

Kunata e Eminemit raportohet të jetë ndarë nga jeta për shkak të një overdoze heroine. Dawn Scott mësohet të jetë ndarë nga jeta ditën e martë, në një park në Detroit (SHBA).

Sipas "RadarOnline.com", policia e Miçiganit ka konfirmuar lajmin se 40-vjeçarja ka vdekur si pasojë e përdorimit të një sasie të lartë të heroinës. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2016, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori