Dreshaj mes modelingut dhe këngës, zgjedh Shpatin
Afërdita Dreshaj, bukuroshja shqiptare e cila jeton në Amerikë vazhdon karrierën e saj si modele edhe pse tashmë njihet edhe si një këngëtare e suksesshme. Në një intervistë per "Bluetooth" ajo rrëfen edhe për lidhjen e saj me këngëtarin Shpat Kasapi me të cilin ajo bashkëjeton prej disa kohësh. Ndërsa deklaron se është duke realizuar photoshooting për firma të ndryshme.


"Jam duke realizuar photoshooting për firma të ndryshme. Çdokush ka suksesin dhe vendin e tij në Amerikë. Unë gëzohem për suksesin e Anxhelës, madje e kam shumë shoqe të mirë. Këtë javë kemi punuar bashkë për të njëjtin dizajner", shprhete ajo.


Ajo shpjegon edhe dy nga pasionet e saj që është modelingu dhe kënga, e cila klasifikohet nga ajo si dashuria e fundit.

"Modelingu është jeta ime. Kam vite që investoj në të, ndërsa muzika është një dashuri e re, e kultivuar së fundmi. Si pasojë, e vjetra peshon më shumë.
Po, kush të sjell më shumë fitime? Edhe këtu fiton modelimi", shprehet modelja.

Pytjes në lidhje me raportin që ka ajo me të dashurin e saj Shpat Kasapi edhe për planet për një martesë të mundshme. Ajo shprehet se martesa nuk është ndonjë zgjidhje e madhe pasi ata tashme prej kohësh janë bashkë.


"Pjesën më të madhe të kohës jemi bashkë. Thuajse jemi të martuar (qesh). Normalisht punët na ndajnë ndonjëherë, por me rëndësi është që asnjëherë nuk kalon shumë kohë pa u parë me njëri-tjetrin. Nuk e di, kemi shumë punë dhe nuk mendoj se martesa zgjidh ndonjë gjë më shumë se sa jemi tani. Ne si të martuar jemi", deklaron me tej ajo duke nenviyuar se tek Shpati ajo vlereson sinqeritetin, butësinë dhe buzëqeshjen. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2012, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori