Përfshihet nga flakët e zjarrit makina në Thumanë (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët sot në Thumanë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa flakët kanë shpërthyer nga pjesa e motorit.

Dy të rinjtë që udhëtonin me mjetin e përfshira nga zjarri kanë tentuar të shuajnë flakët, por e kanë pasur të pamundur pasi menjëherë u përfshi gjithë mjeti.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka marr flakë një automjet në ecje në pronësi të shtetasit S. P.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses ku është bërë të mundur fikja e zjarrit./albeu.com


Shtuar 15.06.2022 17:17