“Drejtoresha e Tatimeve”: Ky do të jetë roli më i vështirë i jetës…
Aktorja shqiptare e humorit, Delinda Zhupa, e spikatur për disa role në spektaklin “Portokalli”, sidomos si ish-drejtoresha e Tatimeve, Biseida Shehaj, tashmë është një aktore tepër e pëlqyer nga publiku. Javët e fundit, Kimetja, personazhi i saj në “Portokalli”, është i mezi pritur nga publiku.

Megjithatë, në profilin e saj zyrtar, Delinda është një personazh tjetër nga ata që njohim dhe shohim ҫdo të diel në “Portokalli”. E ftuar këtë pasdite në Top Channel, Deli rrëfeu, ndër të tjera, për periudhën më të bukur të jetës.

Aktualisht, ajo është në fund të muajit të gjashtë të shtatzënisë, por ende aktive në skenë, aq sa ka akoma spektatorë që nuk e vërejnë shtatzëninë e saj. Kimetja është një personazh energjik dhe jo i lehtë për t’u arritur teknikisht, megjithatë Delinda tregon se po ia del mirë deri tani. Ajo dhe partneri i saj, Eldo, mezi po presin t’u vijë në jetë djali.

Pyetjes së Jonidës si e ndien veten gjatë kësaj periudhe, ajo përgjigjet: “Ndihem shumë mirë, ndihem ҫuditshëm: ky do jetë roli më i vështirë i jetës sime. Më i vështirë, sepse të përball ҫdo ditë me një sfidë një sfidë, me një të papritur, me një gjë të re, por jam shumë e lumtur.” Gjatë gjithë këtyre muajve, periudha më e vështirë, tregon Delinda, kanë qenë turnetë e “Portokallisë” në verë, atëherë kur ajo ishte në muajt e parë të shtatzënisë, por gjithҫka ka kaluar me sukses, falë edhe mbështetjes së pakursyer të Eldos, partnerit të saj.

E pyetur se si po e përjeton babai i fëmijës pritjen e ëmbël, ashtu si të gjithë baballarët shqiptarë, edhe Eldo është lumturuar pasi mësoi se fëmija i parë do të ishte djalë:

“Eldo është shumë i lumtur për faktin që është djalë, unë do kisha dëshirë vajzë, por kryesorja është që të dalë i shëndetshëm…”, – rrëfen Delinda për partnerin, i cili është po aq sa ajo shumë i përkushtuar për të jetuar dhe shijuar ҫdo moment dhe ҫdo risi të rritjes së bebit, shkruan Class.

Ndërsa për emrin, Delinda tregon se të dy kanë një mendje: ai do të jetë shqiptar: “Të dy jemi në një mendje për këtë pjesë, kemi qejf emër shqiptar. Kemi disa alternativa, por deri në fund do ta vendosim.

Këtë pjesë e kam merak, sepse mendoj se emri është pjesë e karakterit. E ndien si tingëllon. Për mua është shumë e rëndësishme. Duhet menduar mir녔

Kështu, së shpejti, Delinda dhe Eldo do të bëhen prindër të një djali. Me gjithë projektet artistike dhe punët respektive, të dy janë të lumtur që do t’i përkushtohen shumë shpejt rolit më të vështirë të jetës. /Albeu.com/
Shtuar më 24/11/2016, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori