Drake, xheloz për të dashurin sheik të Rihannës

Këngëtarja Rihanna së fundmi ka qenë krye-temë në rrjetet sociale dhe mediat për lidhjen e saj të re me Hassan Jameel.

Por, ish i dashuri i saj, reperi Drake, duket se nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë lajm.

Drake është xheloz për të dashurin miliarder të Rihanna.

Ai nuk e kupton arsyen pse ajo e pëlqen atë. Drake mendon se Rihanna është një ndër vajzat më të mira dhe nuk mendon se ai është i duhuri për të,”, ka thënë një burim i afërt i tij.

Ndërkohë, shumë fansa kanë aluduar se ky mendim i Drake-it është për shkak të xhelozisë ndaj Hassan, i cili është një nga sheikët më të pasur.

Nga ana tjetër Drake vetëm disa ditë më parë shfaq në tapetin e kuq të NBA në krah të gazetares Ros, nga ku edhe u ngritën dyshimet për diçka të re mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori