Drake tradhëton Rihanna-n?
Sërish tradhëti mes Drake dhe Rihanna. Pas shumë flirteve të bëra publike, daljeve të shpeshta, tatuazheve të përbashkëta, tashmë çdo gjë është hedhur poshtë pasi mes tyre romanca ka marrë fund. Këto të paktën janë zërat e parë që konfirmojnë për një zbehje të dashurisë, ndonëse mediat rozë premtonin për një hap të sigurtë mes tyre.

Nga burimet pranë revistës "E! Online", mësohet se ata nuk janë më bashkë, madje ata janë duke dalë me njerëz të tjerë.

Drake dhe Rihanna janë duke dalë me persona të tjerë. Nuk janë më ekskluzivë të njeri-tjetrit, edhe pse akoma janë në dashuri. Çdo gjë mund të ndryshojë mes tyre, për mirë ose për keq", është shprehur një mik i afërm i tyre.

Për me tepër, sipas disa burimeve të tjera, thuhet se Drake mund te ketë tradhëtuar këngëtaren me India Love, me të cilën ka pak javë që po shoqërohet. Ish i dashuri i saj, Cliff Dixon ka deklaruar se Drake ka tradhëtuar Rihannën me ish të dashurën e tij, India Love. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2016, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori