Dr. Dre shpallet reperi më i paguar për 2014, i'a kalon Jay Z
Pëlqej
Në listën e revistës “Forbes”, Dr. Dre është cilësuar si reperi më i paguar për vitin 2014. Ndonëse nuk ka realizuar album apo turne vitin e fundit, reperi dhe producenti Dr. Dre ka kryesuar në listën e revistës “Forbes”, si reperi më i paguar për vitin 2014.

Shuma e fituar gjatë këtij viti është rreth 620 milionë dollarë dhe kjo falë një kontrate të nënshkruar me kompaninë Apple. Në vendin e dytë renditej Jay Z dhe Diddy me një shumë prej 60 milionë dollarësh secili. Listën e pesë reperëve më të paguar për 2014 e plotësonin Drake, Macklemore dhe Ryan Lewis me një shumë prej 32 milionë dollarësh. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori