“Mallkimi” i kadastrës së Vlorës, ikën edhe shefja e 6-të në vetëm 9 muaj

Kadastra e Vlorës ka ndërruar 6 drejtues në vetëm 9 muaj.

Vetem pak ditë pas emërimit, edhe Drejtoresha Viola Hima ka dhënë dorëheqjen për arsye akoma të paditura.

Hima zevendesoi ne kete detyre Bilbil Aliaj, i cili u emërua në detyrë në 4 shkurt 2020 dhe e mbajti detyrën për rreth 4 muaj.

Ky ishte drejtori i pestë i institucionit i larguar nga drejtimi i Kadastrës prej shtatorit 2019. /albeu.com/


Shtuar 2.06.2020 06:47