Dona e akuzon se e ka provokuar, Danieli: Të kam thënë që e ke mirë fizikun
Dona tregon në sy të banorëve të tjerë një rast, ku sipas saj, Danjeli e ka ngacmuar dhe provokuar atë me fjalë.

Ajo thotë se ngacmimi ka ndodhur gjatë provës me rrathë, kur ishte në korridorin që të çon tek dhoma e rrëfimit dhe ishte duke u parë në pasqyrë.

“Në momentin që po luanim unë me Musan, shkoj për të parë tek dhoma e rrëfimit nëse kishte njeri brenda. Po shihja veten në pasqyrë dhe ngrita streçet, ndërsa ti ishte duke luajtur me top dhe më the je OK”, thotë ajo.

Danjeli ja kthen se deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

“Unë isha me shpinë dhe nuk ma the përballë”, thotë Dona.

“Të kam thënë që je shumë mirë me fizikun”, përgjigjet Danjeli, duke shtuar se kushedi se ç’veprim ka qenë Dona duke kryer në atë moment që i ka thënë këtë fjalë.
Shtuar më 23/05/2017, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori