Doli çift me Andin, Shqipja nxjerr foton e Teas nga hoteli me ish-konkurrentin (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, ish-konkurrentja e "Përputhen", Shqipe Hysenaj deklaroi se Tea ishte në një lidhje me Beartin dhe se marrëdhënia e saj me Andin është e shtirur.

Më vonë, Shqipja ka publikuar një foto ku pretendonte se janë Tea dhe Bearti duke dalë nga një hotel. Ajo e ka fshirë foton, por është ruajtur nga "Kryefjala.com".

Dy personat nuk janë fotografuar me fytyrë, prandaj nuk mund të thuhet me siguri nëse janë vërtetë ata. Ngjashmëria e vetme është te xhupat e tyre, të cilët dyshja i kanë veshur dhe më parë.

Megjithatë, edhe nëse janë Tea dhe Bearti nuk dihet nëse kanë dalë nga hoteli apo thjesht kanë qenë kaluar rrugës. Tea doli sot nga "Përputhen" me Andin, për ta vazhduar njohjen jashtë.
Shtuar më 25/01/2021, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori