Dokumentari për Michael Jackson i rrezikon karrierën si aktore vajzës së tij
Dokumentari “Landing Neverland” që sillte dëshmitë tronditëse të dy djemve kundër Michael Jackson ka shokuar gjithë botën, shkruan Albeu.com

Wade Robson dhe James Safechuck kanë treguar se si këngëtari i njohur ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin në moshë shumë të vogël. Ky dokumentar pritet që të transmetohet gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar dhe familjarët e Michael kanë filluar të ndjehen në ankth.

Veçanërisht vajza e tij, Paris, mendon se për shkak të tij mund t’i shkatërrohet karriera e saj si aktore.

Frika është se në çdo filmParis mund të shfaqet, kur njerëzit ta shikojnë menjëherë do u kujtohet Michael dhe nuk do të duan ta shohin”, – ka thënë një burim pranë aktores. Për herë të fundit Paris Jackson është shfaqur në një film komedi në 2018, përkrah emrave të njohur si Charlize Theron, Amanda Seyfried, Thandie Newson. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori